Ibra i pandalshëm, het-trik ndaj Norvegjisë
Zlatan Ibrahimovic ka shënuar tre gola në fitoren prej 4-2 të Suedisë ndaj Norvegjisë në miqësoren e zhvilluar dje në mbrëmje. Sulmuesi i PSG-së ka treguar se është në formë të jashtëzakonshme, pasi zhvilloi një ndeshje për tu mos harruar.Gjigandit të sulmit të Suedisë i mjaftuan vetëm 65 sekondë për të zhbllokuar takimin dhe për të hapur serinë e golave personal. Ai merr një top të bukur dhe i vetëm përball portierit të Danimarkës e dërgon topin në rrjet. Ibra në minutën e 28-të shënon edhe golin e dytë personal. Ekipi vendas luan mjaftë mirë dhe rrezikon edhe dy herë të tjera, por do të jenë miqtë ato që do të gjejnë dy herë rrjetën në minutat e 38-të me sulmuesin Abdellaoue dhe Johanson dy minuta nga fundi I pjesës së parë.Në pjesën e dytë Ibracadabra sërish është i papërmbajtshëm duke shënuar edhe dy gola të tjerë. Ai shënon në minutën e 57-të golin e tretë personal përmes një goditje dënimi, ndërsa Svenson vulos rezultatin e përgjithshëm 4-2.Me këto tre gola Ibrahimoviç ka treguar edhe njëherë se e prêt një sezon I madh dhe hap mundësit për një kandidat potencial për topin e artë pasi me vlerat që ka ai padyshim është një ndër sulmuesit më të kompletuar në botë për momentin.