Alvesh mund Brazilin, Spanja kalon pa problem Ekuadorin

Brazili është mundur në miqësoren ndaj Zvicrës 1-0. Goli në fakt nuk erdhi nga ekipi kundërshtar por nga një lojtarë i Brazilit Dani Alvesh I cili në minutën e 48-të ngatërroi portën duke e dërguar topin në rrjetën e tij.Zvicra e Shaqirit, Xhakës, Behramit, Xhemailit e Mehmedit, e ka "shkelur" Brazilin e yjeve Neymar, Oscar, Lucas, Silva, Alves etj. Katërt të parët  e nisën ndeshjen nga minuta e parë ndërsa Mehmeti hyri në minutën e 86-të të ndeshjes. Skuadra e Skolarit nuk ishte në ditën e saj më të mirë. Miqtë edhe pse humbën luajtën më mirë se vendasit. Në minutat e para Hulk dhe Shaqiri japin sinjalet e para në portat respektive. Pjesa e parë përfundon e bardhë 0-0.Në fraksionin e dytë të ndeshjes do ët ishte mbrojtësi i barcelonës Dan Alvesh që ngre peshë zvicerianët. Goli i brazilianit ishte si një sulmues i vërtet duke e devijuar topin me kokë në portën e tij.Ndërkohë Kampionia e Botë dhe e Evropës në fuqi Spanja ka kalua pa problem pengesën Ekuador. Skuadra e Vincete de Boskes zhvilloi një lojë shumë të mirë ndërsa rezultati u zhbllokua vetëm në minutën e 25-të nga lojtari I ri I Manchester City-tAlvaro Negredo. Trajneri I iberikve e nis takimin pa disa nga yjet: si Ksavi, Torres, Mata apo Pike duke aktivizuar Tejon, Kazorlën, Silvën në mesfushë ndërsa në vijën e parë është Negredo. Miqtë nuk mundet të përballojnë Spanjën dhe rrezikojnë vetëm në një rast portën e Kasijas. Rasti më i mirë i tyre ishte në minutën e 61-të kur Valencias godet tranversën.Më pas gjen vend edhe shprehja që përdoret në futboll se kush nuk shënon e pëson . Dhe është Santi Kazorla që në minutën e 63-të shnon edhe golin e dytë për iberikët.