Italia mundet 2-1 nga Argjentina

Në miqësoren e zhvilluar për nder të Papa Franceskut, Argjentina ka mundur Italinë në Olimpico të Romës me rezultatin 1-2. Edhe pse luante pa yllin e skuadrës Lionel Messi djemtë e Alejandro Sabella e kanë pasur shumë të lehtë të mposhtin djemtë e Cesare Prandellit që luanin pa Mario Balotellin.Golin e parë të ndeshjes e shënoi Gonzalo Higuain në minutën e 20 duke mposhtur me një goditje të fortë Gigi Buffon, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë Banega dyfishoi rezultatin.Golin e nderit për Italinë e shënoi Lorenzo Insigne në minutën e 76. Talenti i Napolit realizoi një supergol por që nuk i ndihmoi Axurrët të evitonin humbjen. Italia konfirmon momentin jot ë mirë që po kalon. Në 4 testet e fundit të zhvilluara nga gushti i 2010-tës deri më sot Italia ka humbur 3 ndeshje me Bregun e Fildishtit, Anglinë dhe Brazilinë duke u shfaqur një skuadër e përgjumur në sfidat miqësore.Përjashtim bën vetëm sfida e dy viteve më parë ndaj  Spanjës e fituar 2-0. Prandeli është gjendur në vështirësi nga mungesat e Baloteli, por edhe mos impenjimi i duhur i lojtarëve të Juventusit që përbëjnë edhe pjesën më të madhe të skuadrës. Kështu Pirlo nuk luajti fare, Bonuçi, Markizio dhe lojtari i Lacios Candreva u aktivizuan vetëm për 45 minuta. Fitorja  më e madhe e Prndelit por edhe e Italisë ishte Marco Verrati që zëvendësoi denjësisht Pirlon dhe shënoi një gol të shkëlqyer.Të kaltrit kështu humbasin sfidën e luksit për nder të Papës ndërsa fituesit janë Argjentina, Papa dhe Napoli.