U-21 befasohet 1-0 nga Austria

Shpresat kanë humbur ndeshjen e tretë të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2015-të. Shpresat e trajnerit Skënder Gega, u mposht me rezultat minimal në stadiumin e qytetit të Vlorës nga Austria me rezultat 0:1.Goli për kundërshtarët erdh në pjesën e dytë fal një devijimi edhe të futbollistit të Empolit, Elseid Hysaj, duke marr tre pikët e para dhe duke e zhytur Shqipërinë në fundin e tabelës në grupin e katërt.Ndeshja nisi si më së miri për Shqipërinë të cilët patën disa raste shënimi, më pas ndeshja u balancua dhe ne disa raste austriakët sulmonin me tepër. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura ku vërehej një agresivitet në lojën e kundërshtarëve. Ndërsa në pjesën e dytë, në minutën 50-të të takimit austriakët zhbllokojnë rezultatin Zulj, topi devijohet nga Hysaj duke përfunduar në rrjetë.Shqipëria "u zgjua" përsëri në 10 minutëshin e fundit kur pati disa raste të mira përmes Gavazajt dhe Abazit por të cilat përfunduan pas sukses. Bien në sy një lojë e zbehtë e kombëtares sonë duke qenë shumë e paqartë në veprimet e saj. Rastet ishin thuajse sporadike ndërsa ndizet alarmi për Skënder Gegën i cili duhet të fillojë të mendojë se cfarë të ndryshoj te ky ekip pasi gjendemi në fund pas tre ndeshjeve ndërsa Austria ka tre pikë vetëm në një ndeshje të zhvilluar.