Holanda dhe Portugalia ndahen në paqe
Portugalia dhe Holanda janë ndarë vetëm në një barazim 1-1, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Estadio Do Algarve në Sao Joao da Venda. Portugezët e filluan lojën mjaftë mirë duke krijuar shumë raste të pastra por që nuk u shfrytëzuan mirë nga Postiga dhe Ronaldo që nuk mundën të zhbllokonin rezultatin.Në momentin më të mirë të vendasve Holandezët suprizojnë duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 17-të me anë të mesfushorit të ri të Romës, Strotman që me një goditje spektakolare me të majtën nuk I dha asnjë shans portierit Bento që vetëm e shoqëroi më një hedhje në rrjet. pJea e parë mbyllet me këtë rezultat ndërsa miqtë duket se janë të përgjumur në lojën e tyre duke krijuar shumë pak raste. Roben dhe Van Persi nuk ishin në ditën e tyre më të mirë.Në pjesën e dytë të lojës vazhdon dominimi I Portugalisë por goli është shumë I vështirë për tu gjendur. Muri i holandëze u thye vetëm në minutën e 87-të ku pas një goditje këndi , Pepe e devijon lehtë topin, ndërsa Ronaldo i shkëputet mbulimit dhe me të majtën e dërgon ne rrjet.Ky rezultat ishte i mirë për Holandën që nuk bëri një paraqitje të mirë ndërsa skuadra e Paulo bentos del e zhgënjyer sepse humbi shumë raste dhe rezultati duhet të ishte në favor të tyre.