Gjermania dhe Paraguai ndahen në barazim spektakolar
Gjermania dhe Paraguai janë ndarë në paqe në sfidën miqësore të zhvilluar mes tyre. Praguajanët tregojnë se edhe pse është e fundit në Amerikën e Jugut ka një ekip të mirë dhe mundtë përballojë edhe skuadrën e Joakim Lov.Nesja mes Gjermanisë dhe Paraguait menjëherë nis e zjarrtë ku Praguai shënoi menjëherë në minutën e 9-të me Nunez që u gjet i pambuluar në zonë. Kaizerat surprizohen sërish në minutën e 13-të ku pas një grushtimi të Nojer, Pitoni përfiton duke goditur menjëherë.Por Gjermanisë nuk dorëzohet dhe reagon në minutën e 18-të me Gundogan që me një goditje në hyrje të zonës shënon edhe golin e parë. Ndërkohë në minutën e 32-të Gjermania shënon edhe golin e dytë me Myler që merr një top të bukur nga shokët e ekipit dhe shmang portierin.Ameriakano -jugorët nuk dinë të ndalen dhe para fundit të pjesës së parë shënojnë edhe golin e tretë me anë të Samudio. 3 herë kampionët e botës do të barazjnë rezultatin vetëm në pjesën e dytë me anë të Bender. Gjermania ndahet vetëm në një barazim 3-3 ndërsa Lëv duhet të fillojë të mendoj për të përmirësuar shumë gjëra në ekipin e tij.