Shkodër, asgjësohen 9100 rrënjë kanabis
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2013, 12:45
Rreth 9100 rrënjë kanabis janë asgjesuar sot nga policia në një fshat të komunës Pult të Shkodrës.Burime nga policia bëjnë me dije se droga ishte mbjellë në 25 parcela ndërsa nuk dihet ende se kujt i përkiste lënda narkotike.Sipas policisë po procedohet në gjendja të lirë kryeplaku i fshatit Pult, Gjon Bungu pasi akuzohet për moskallëzim krimi.