Dardha, destinacioni i pareklamuar, nevojë për një zyrë informacioni

Fshati turistik i Dardhës është nga ato pika turistike e cila nuk të ofron vetëm natyrën e bukur dhe ajrin e pastër, por brenda saj ka mjaft kulturë e traditë,ashtu siç pak nga pak po e ofrojne të gjithë fshatrat e Korçës.Si zonw turistike,Dardha ka qenë e përmendur dhe e preferuar shumë kohë më parë,gjë që e vërtetojnë edhe shumë dokumente e botime të kohës.Pervecse destinacion i mirfilltë turistik,Dardha rrezaton edhe një kulturë intelektuale e popullore që e bën atë të gëzojë një traditë të pasur dhe me vlera.Por, edhe pse me të gjitha këto pasuri natyrore e kulturore,Dardha nuk ka një kënd të sajin të posacëm për t'i ekspozuar ato,për shkak te mungese se zyrës se informacionit.Banorët pohojnë se dikur ka ekzistuar një zyrë e tillë, por tani ajo nuk funksionon më, e për më tepër është amortizuar nga mosmirëmbajtja,cka e ka bërë atë thjesht një godinë fantazëm.Edhe vizitorët e shohin si diçka mjaft të nevojshme ngritjen e një zyre turistike ,e cila sipas tyre do ti bënte dardhës një promovim edhe me te gjerëFshati i Dardhë shoqerohet edhe nga një sërë problematikash të tjera.prerjes pa kriter të kurorës së gjelbër apo dëmtimi rrugës që të çon në këtë fshat,në të cilën prej vitesh nuk është vënë dorë per ta restauruar  jane disa nga problemet e tjera që ka kjo zonë turistike.