Vlorë, 1 i vrarë dhe një i plagosur në Karaburun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2013, 10:44
Një person është vrarë ndërsa një tjetër është plagosur me armë zjarri në Gadishullin e Karaburunit në Vlorë.Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është 62-vjeçari Shedat Vangjeli ndërsa i plagosur ka mbetur baxhanaku i tij Bexhet Bodaj 59 vjeç, të cilët ishin barinj në këtë zonë.Sipas policisë autori i dyshuar i ngjarjes është 45-vjeçari Xhezar Hysa, banor i fshatit Mollas të Elbasanit, i cili ishte i punësuar si bari tek viktima dhe vuan nga çrregullime mendore.Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes autorit dhe viktimës. Ndërkohë policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit si dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.