Shqipëria gjunjëzon Armeninë, 2:0 në “Qemal Stafa”
Kombëtarja shqipëtare edhe pse me shumë mungesa, zhvilloi një ndeshje mjaftë të mirë kundër Kombëtarës së Armenisë. Miqësorja e sontme shihët si test i rendësishëm para ndeshjeve të rendësishme të muajit shtator, ku Shqipëria do të përballët me Slloveninë dhe Estoninë në udhëtim në kuadër të eliminatorëve të Botërorit, Brazili 2014.Trajneri i Shqipërisë, Giani De Biasi, pati mundësinë që të eksperimentojë në formacionin bazë me Abrashin si deputuës dhe Januzin e Kapllanin të rikthyer në kombëtare pas një kohe realitivisht të gjatë. Pjesa e parë nisi me një kontrollim total të topit nga ana e Shqipërisë, e cila arrti të kalojë në avantazh në minutën e 21′ me anë të Valdet Ramës, pas një gotije të fortë ku topi u devijua nga mbrojtja kundërshtare.Lojtari më i mirë i pjesës së parë mund të themi lirisht se ishte portjeri, Etrit Berisha, i cili e shpëtoi portën e tij disa herë, pas gabimeve në fazën defanizive të “Kuq e Zinjëve”.Deri në fund të 45′ minutave gola më nuk pati dhe Shqipëria mbylli pjesën e parë në anantazh prej 1-0. Pjesa e dytë ishte edhe më e bukur se e para, ku Shqipëria bëri ngritje ne lojën e saj. Në minutën e 76′ i inkuadruari në lojë në pjesën e dytë, Ergys Kace, shënoi një eurogol nga distanca për epërsinë 2-0 të Shqipërisë. Edhe në vazhdim të ndeshjës, Shqipëria ishte superiore ndaj armenëve.Deri në fund të ndeshjës gola më nuk pati dhe Kombëtarja shqipëtare e fitoi këtë ndeshje me rezultat të pastër prej 2-0.