Takimi Arvizu-Tahiri, Çollaku: Lëvizje e natyrës ballkanike, jashtë seriozitetit amerikan

Vizitë e nxituar, emocionale, “alla ballkanike”. Të tillë e ka vlerësuar takimin e sotëm të ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu me zotin Sajmir Tahiri, kandidat për postin e ministrit të Brendshëm në qeverinë Rama, zëvendës.ministri i Punëve të Jashmtme Kreshnik Çollaku. Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Çollaku tha se sjellja e zotit. Arvizu, si një mik i mirë i Shqipërisë nuk është në përputhje me seriozitetin që Amerika ka për Ballkanin dhe Shqipërinë në veçanti.“SHBA e kanë mbështetur gjithmonë Shqipërinë dhe do vazhdojnë ta bëjnë. Vizita e Arvizus sot në zyrën e zotit Tahiri ishte një sjellje kur emocionet personale kthehen në një qëndrim zyrtar. Një Ambasador që ka mbaruar mandatin që shkon dhe takon një kandidat për Ministër dhe diskuton për sigurinë është jashtë mandatit. Duhet të takonte Ministrin e Brendshëm ende në detyrë Flamur Nokën. Sajmir Tahiri është ende një njeri që aspiron për Ministër, nuk është votuar ende nga Parlamenti. Këto historira ndodhin vetëm në Ballkan. SHBA nuk lejon neglizhime mesazhesh. Lëvizje të natyrës ballkanike s’janë në përputhje me seriozitetin që Amerika ka për Ballkanin dhe Shqipërinë në veçanti. Kjo sjellje nuk i shkon për shtat një politike të mirë amerikane” tha ai.

E ndërsa e majta merr në dorë drejtimin e shtetit në shtator, Çollaku është kritik në startin e nisur nga Kryeministri i ardhshëm Edi Rama sa i përket politikës së jashtme. Sipas tij është infantile nëse mendon të stimulosh rivalitet mes Turqisë dhe Greqisë, madje kjo mund të kishte kosto të mëdha për vendin tonë. Ajo çfarë sugjeron Çollaku për qeverinë e re në drejtim të politikës së jashtme është thjeshtë të ecë në autostradën që qeveria në ikje po lë, ndërsa përjashton kategorikisht vendosjen e marrëdhënieve me Kosovën mbi bazat e një traktati miqësie.

“Rama në këta muaj ishte në një tur diplomatik që kërkoi të krijonte, tur i sforcuar me protokoll të sforcuar. Ti vësh nota prioriteteve të reja në politikën e jashtme është amatoreske, zoti Rama është konsultuar nga këshilltarë të dobët. Politika e jashtme është pronë e të gjithëve. Lëvizjet për të nxitur një lloj rivaliteti Greqi-Turqi është një politikë jashtë trendit, një lloj politike e luftës së ftohtë. Është infantile nëse mendon të stimulosh rivalitet mes këtyre dy vendeve dhe mund të ketë kosto të mëdha në rolin e vendit. Edhe në krye të opozitës ai nuk është shquar për ndonjë politikë të jashtme të fortë.  Aktrimi i tij bëhet problematik, prish ato asete të krijuara deri më sot. Qeverisja e PD i ka lënë autostrada të hapura në politikën e jashtme. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, ka fituar tashmë statusin kandidat defakto. Jemi vend me viza të liberalizuara, një vend që ka arritur të shndërrohet  si vend kyc për stabilitetin në rajon, jemi pjesë e zgjerimit të NATO-s. Shqipëria ëhstë bërë pjesë e një projekti të strategjisë gjigande të energjisë për Europën. Ramës do ti duhet vetëm të zgjasë duart, të ecë në autostradë, po të ketë mundësi të ecë edhe më shpejt, por jo në këtë mënyrë. Në politikën e jashtme nuk zhvillohen operacione të tilla. Rama dhe qeveria e tij boll të ecin në pistat e shtruara deri më tani, e kundërta do ta vërë vendin në një pozitë të pafavorshme. Tjetra, duhet të ketë kujdes në marrëdhëniet me Kosovën, nuk duhet të katandisen kurrë në traktate miqësie. Një vend si Kosova me një vend si Shqipëria, dy kombe të ndara, s’mund të degradojë marrëdhënia e tyre në traktate miqësie dhe pse ai mund të ketë alergji nga koncepti bashkim kombëtar” u shpreh Çollaku.

Lidhur me “spastrimet” e paralajmëruara nga e majta në Ambasada, konsullata por dhe vetë administratën publike, zëvendës.ministri i Jashtëm ka këtë koment:

“Nëse do ishte për çështje të përkatësisë politike, do isha në favor të një reforme të thellë në shërbimin diplomatik. Rreth 85% e trupës diplomatike  është produkt i familjeve me bindje të majta. Nëse Rama ka në mend ti spastrojë këto unë do isha dakord. Por në 8 vjet qeverisje të PD asnjë nga këta nuk është paragjykuar, janë trajtuar me respektin e ligjit dhe në bazë të cilësisë dhe performancës së tyre, ku një pjesë e mirë e tyre kanë performancë pozitive. Zoti Rama ka premtuar reforma jo vetëm në shërbimin e jashtëm por një reformë të thellë të adminsitratës, ta shbëjë shërbimin civil.Ata pretendohet të bëjnë diçka më mirë se ne kemi bërë, për këtë dhe u votuan. Formula që ata propozojnë do jetë një dëm i pariparueshëm, do na dëmtojnë në procesin e integrimit. Mazhorancat shkojnë dhe vinë, nuk mund ta kthejnë këtë në precedent.  PD është përpjekur të respektojë ligjin, përkundër defekteve që mund të ketë pasur” tha zoti Çollaku.

Për të mbetur tek zhvillimet brenda PD, sfidë për liderin e ri të kësaj partie sipas Çollakut mbetet leximi i mirë i votës së marrë nga anëtarësia. Ndërsa e vlerëson zotin Basha si një aset shumë të madh për PD, madje një nga politikanët më të kuotuar nga liderët e Ballkanit, Çollaku thotë se PD do jetë e aftë të bëjë një opozitë siç nuk është bërë ndonjëherë në këto vite pluralizëm.

“PD kaloi një ngjarje të jashtëzakonshme në historinë e vet, zgjedhjen e kryetarit me një anëtar një votë. Rezultati ishte i qartë, Basha u mandatua me një mazhiorancë të madhe. Brenda këti rezultati që Basha mori ka një trend në atë cfarë kërkon anëtarësia e saj. Votuesit votuan mes dy simbolikave, mbase jo për faj të kandidatëve, ata simbolizuan dy qasje të ndryshme. Po të ndalemi te zoti Olldashi, fushata që bëri jepte pak sensin për të ruajtur një lloj statuskuoje në lidershin e PD. Basha u përceptua një qasje më e hapur, më liberale.  Sfida e madhe e Bashës është leximi mirë i kësaj vote, një rigjenerim i PD, për ti hapur rrugën një brezi të ri.  Fati i madh është se zoti. Basha është një nga individët politikë më të koutuar nga liderët e Ballkanit, të Europës Juglindore. Shihet si një politikë e re në Ballkan.Është një aset shumë i madh për PD.  PD Do jetë e aftë të bëjë një opozitë siç nuk ësHtë bërë në këto vite ndonjëherë” përfundoi zëvendës.ministri i Punëve të Jashtme.