Dy aksidente në Sarandë, plagosen rëndë 2 persona

Dy aksidente të ndryshme janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, duke lënë si bilanc dy të plagosur. Gazmend Agasi 32 vjeç nga Gjirokastra eshte rrezuar me motor uji duke pesuar demtime serioze ne kraharorin e brinjeve si dhe ne kembe.Menjëherë ai është transportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore. Vetëm pak minuta më pas në aksin rrugor Ksamil-Butrint, një automjet i cili drejtohej 21-vjeçarja Katerina Xhokodori ka dalë nga rruga. Si pasoje 21-vjeçarja nga Tirana eshte demtuar rende duke shenuar çarje te mushkrise. E plagosura u nis me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, për shkak të gjendjes tepër të rëndë.Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.