Siguria dhe rendi publik, Arvizu takim me Tahirin në selinë e PS
Edhe pse në përfundim të mandatit të tij si Ambasador i SHBA në vendin tonë, Aleksandër Arvizu vazhdon të jetë aktiv në punën e tij. Shqetësimi mbi sigurinë e publike në Shqipëri dhe lufta kundër krimit e trafiqeve ilegale e ka drejtuar atë të mërkurën në selinë e Partisë Socilaiste ku ka zhvilluar një takim njeriun që është propozuar të drejtoje në Qeverine e re, Ministrinë e Brendshme, zotin Saimir Tahiri.I shoqeruar nga nje ekip drejtuesish te larte te Ambasades Amerikane, Arvizu bisedoi per me shume se 80 minuta me zotin Tahiri per çeshtje qe lidhen ngushtesisht me rendin publik, luften kunder krimit dhe trafiqeve ilegale.Në një dalje për mesiat pas takimit në selinë e PS, Ambasadori i SHBA deklaroi se pritshmerite per qeverine e re jane te larta dhe ne betejën per rend e siguri."Ne po vazhdojmë të kemi konsultime me njerëzit që do të jenë pjesë e Qeverisë. Natyrisht që Ministria e Brendshme është një aktor kyç. Siç e shihni kemi një staf shumë të madh të Ambasadës këtu. Ne folëm për përparësitë programatike, në përpjekje për të përforcuar sukseset që janë arritur, por gjithashtu Qeveria e re ka një mandat të fortë, të mbështetur masivisht nga populli. Ka disa pritshmëri në fushën e reformave. Ne duam të jemi plotësisht mbështetës për axhendën e integrimit europian të Shqipërisë. Ka disa aspekte strategjike por edhe çështje operacionale të ditës. Natyrisht varet nga Qeveria e re, ata janë të ngarkuar, ne jemi këtu për të qenë një partnere shumë bashkëpunues. Kjo është ajo që po bëjmë, po këshillojmë", tha Arvizu.Krimi është një çështje shumë e vështirë dhe nuk ka një formulë magjike për parandalimin e tij, tha më tej Arvizu, por gjëja më e rëndësishme është që zoti Tahiri dhe Qeveria e re ta kuptojnë që kjo është një cështje që shqetëson qytetarët shqiptarë.