Romët, Hofman: Qeveria të marrë masa nëse do të ecë drejt integrimit në BE

Shqiperia duhet te marre masa per zgjidhjen e çeshtjes se komunitetit rom dhe egjiptian, masa keto te cilat jane shume te nevojshme qe Shqiperia te behet pjese e Bashkimit Europian ku aspiron te futet. Kjo ka qene ajo cfare ka deklaruar ambasadori i ri gjerman ne Tirane, Helmut Hofman, nga qytetit i Korçes.Ai ka shtuar se edhe pse ka pak dite qe eshte ne Tirane eshte duke e ndjekur me shume vemendje kete çeshtje, per te cilen sipas tij Shqiperia duhet te tregohet mjaft e matur.Por sipas ambasadorit Hoffmann çeshtja e komunitetit rom dhe egjiptian nuk eshte e vetmja per te cilen Shqiperia duhet te permbushe detyrimet e saj ,ai ka thene se vendi ynë ka si detyre te permbushe te gjitha çështjet te cilat i jane vendosur si kusht nga BE.Keto deklarata Ambasadori gjerman i ka bere nga qyteti i Korçes ku ka qene i pranishem per te marre pjese ne festen e pervitshme te birres.