“Uji i ftohtë”, destinacion tërheqës për turistët vendas e të huaj
Uji i Ftohte ne Tepelene vijon te mbetet nje nga vendet me te vizituara, jo vetem nga qytetaret vendas apo udhetaret e rastesishem, por edhe turistet e huaj. Duke pasur statusin e Monumentit te Natyres, ky vend eshte nje nga pikat me te vizituara jo vetem gjate stines se veres, por edhe ne dimer. Ne keto dite te nxehta vere eshte rritur numri i vizitoreve qe frekuentojne kete pike turistike.Grupet e vizitoreve, vendas e te huaj, ndalojne ne kete pike turistike per te larguar vapen, lodhjen dhe stresin e udhetimit, ndersa lokalet e sherbimit jane gershetuar harmonikisht me peizazhin perreth, duke krijuar nje mjedis çlodhes per te gjithe udhetaret. Duke pasur edhe statusin Monument Natyre, kjo pike mbetet e vizituar ne te 4 stinet.Por perveç se nje pike pushimi, Uji i Ftohte Tepelene, mbetet edhe nje pike tregetimi. Numri i ambulanteve ne zonen e parkut natyror sa vjen dhe rritet, nderkohe qe edhe lokalet gjithmone e me teper rrisin cilesine e sherbimit per klientet. Ata shprehen te kenaqur, ndersa bimet medicinale, por edhe trofta e gjalle jane me te terhequrat nga pushuesit dhe vizitoret e shumte qe ndalojne ne kete pike turistike.I ndodhur ne aksin rrugor Tepelene-Gjirokaster, Uji i Ftohte Tepelene frekuentohet sidomos ne kete sezon pushimesh nga nje numer i larte vizitoresh, duke mbetur keshtu nje nder destinacionet me atraktive per te gjithe ata qe vendosin te vizitojne jugun e Shqiperise.fier