Tiranë, qëllon me armë të dashurën, më pas edhe veten

Krimi pasionant ka goditur Tiranën mesditën e të enjtes. I dashuri ka qëlluar fillimisht mbi të dashurën dhe më pas ka vrarë edhe veten. Ngjarja e rëndë është shënuar në Sauk, në zonën e njohur si “Vilat Gjermane” në brendësi të një hoteli. Nga të dhënat e para të policise, sherri midis te dashurve ka nisur në ambjentet e barit të hotelit.Mësohet se 52-vjeçari Agim Emini, me origjinë nga Tetova kishte një marredhënie intime me 21- vjeçaren Ana Sulçe 21 vjeç nga qyteti i Çorovodës. Nga dëshmitë e para edhe të personelit të hotelit, sherri ka nisur në lokal gjatë kohës kur ata po pinin diçka.Pas kësaj 52-vjeçari Emini ka nxjerrë armën e tij tip pistoletë duke qëlluar fillimisht mbi 21- vjeçaren, duke e lënë të plagosur. Pas kësaj shqiptaro-maqedonasi ka qëlluar edhe veten me nje plumb në kokë. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, por edhe ambulanca e cila ka bërë trasportin e trupave për në Spitalin Ushtarak.Burime nga ky spital konfirmuan se vetëm pas 30 minuash 52-vjeçari ndërroi jetë. Sipas bluzave të bardha ata nuk kanë patur mundësi të shpëtojnë shqiptaro-maqedonasin, pasi plumbi në kokë ka qenë vdekjeprurës për të.Ndërsa vajza sipas mjekëve po mbahet në terapi intensive dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar. Por duhet edhe 24 orë të tjera për të konfirmuar nëse ajo është jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë që policia ka siguruar prova dhe dëshmi në vendngjarje, për të përcaktuar saktë motivet që çuan 52- vjeçarin në krimin makabër. Kjo ngjarje është në vazhdën e krimeve që kanë përfshirë kryeqytetin muajt e fundit, krim që ka në fokusin e tij femrën.