Gerrard: Runi është gati të luaj
Steven Gerard është i bindur se Uejn Runi është i uritur dhe I gatshëm për të luajtur ndaj Skocisë. Sot Anglia do të përballet me Skocinë në Uembli pas 14 vjetësh ndërsa lojtari i Liverpulit ndjehet i kënaqur nga ky fakt dhe i karikuar për ta fituar takimin.Kapiteni I Anglisë foli për Sky Sport në Angli duke komentuar situatën e Runit: "Uejn Runi është i gatshëm dhe është i karikuar për ët shënuar shumë gola. Ai është shumë i përgatitur dhe ka nevojë për më shumë stërvitje në palestër derisa të marr formën e tij më të mirë".Më pas Gerard nuk pranoi të komentoje situatën e tij te Liverpul pasi ai është i sigurt se kjo gjë do të marr zgjidhje shumë shpejtë. Kapiteni nuk la pa folur edhe për kombëtaren në të cilën ai është edhe lideri I ekipit."Kampionati botërorë ka edhe një vit kohë, por përpara kemi 4 ndeshje shumë të vështira për kualifikueset. Sot do të luajmë një ndeshje të vështirë ndaj rivalëve tanë historikë. Të gjithë janë të emocionuar dhe presin një vit sa më të mirë. Të dyja skuadrat do të hyjmë në fushë për të fituar takimin por vetëm në fund do të shohim se kush do të triumfojë" -tha Gerrard.Një tjetër lojtarë që është në qendër të spekulimeve është edhe Luis Suarez, për të cilin thotë se është i dëshpëruar që klubi nuk po e lejon të largohet. Gerrard tha se nëse do të mundej do të përpiqej ta bindte por ai është i sigurt se uruguaiani nuk do të transferohet në asnjë klub tjetër në Angli.