Januzaj refuzon Belgjikën, zgjedh Shqipërinë

Duket e pabesueshme, por mediat belge bëjnë të ditur se talenti kosovar Adanan Januzaj ka zgjedhur Shqipërinë dhe ka refuzuar Belgjikën. Lajmin "bombë" e ka publikuar faqja belge voetbalnieuws.be e cila  shkruan se talenti shqiptar Adnan Januzaj ka injoruar në vazhdimësi ftesat e Kombëtares belge.Karriera e Januzajt është duke u rritur shumë shpejt. Ai luan në ekipin e parë të Manchester United. Januzaj është shtetas belg me origjinë shqiptare. Të premten e kaluar talenti i Manchester United luajti kundër Seviljas ku shkëlqeu sërish. 18-vjecari dhuroi një asisit dhe vuri shumë herë në vështirësi mbrojtjen e spanjollëve duke marr në fund edhe përgëzime nga Rio Ferdinand.Mediat belge njoftojnë se ai është nën presionin e babait të tij për të zgjedhur Shqipërinë, dhe kjo është dicka për tu besuar sepse Januzaj deri tani ka refuzuar të gjitha moshat e kombëtares belge duke treguar se ai me shumë mundësi do të bëhet pjesë e kombëtares shqiptare.Januzaj është një ndër talentet m të mëdha në Evropë për momentin dhe përgjigjia pozitive për të veshur bluzën kuqezi do të ishte si një blerje e madhe për De Biazin.