Zyrtare:Wallance huazohet te Interi
Tashmë është zyrtare, Wallance është një futbollist i Interit. Klubi zikaltër njoftoi përmes një deklarate se mbrojtësi është huazuar nga Çelsi. 19-vjeçari dje kreu vizitat mjekësore ndërsa sot ai do të bashkohet me shokët e rinj të ekipit ku edhe do të kryej stërvitjen e parë. Ai ka zgjedhur edhe numrin e fanellës së tij që do të jetë 18-ta.Ky numër u zgjodh fillimisht nga Belfodil por më pas ai zgjodhi numrin 7-të. Ndërkohë agjenti i tij Frederico Moraes u shpreh që lojtari është shumë i lumtur që më në fund u bashkua me skuadrën e Interit.Për Interin fjalët e para ka nënshkruar nënshkrimi tjetër Roladno që u ble nga Porto. Portugezi u shpreh shumë i kënaqur me aventurëne re që po nis dhe po përgatitjet për sfidën e hapjes në Serinë A."Gjithmonë dua të bëjë më të mirën, kërkova të vi në një klub të madh në Itali dhe ja arrita. Të jem pjesë e Interit është një kënaqësi e madhe dhe besoj që Mazzari do më ndihmojë shumë në sezonin e ri. Kam ardhur këtu për të ndihmuar ekipin dhe dua ta bëjë këtë gjë në një mënyrë sa më të mirë të mundshme"- tha Ronaldo.Zikaltri me këto dy blerje duket se kanë kompletuar mbrojtjen që sezonin e kaluar ishte një katastrofë e vërtet. Skuadra e Maxarrit po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri dhe synimet e tij fillimisht janë për një konslidim të skuadrës dhe më pas të pres frytet e punës nga rezultatet.