Chelsea kërkon 50 milionë për David Luiz
Për Barcelonën rruga drejt David Luiz bëhet gjithmonë dhe më e vështirë, ashtu siç ndodhi më parë edhe brazilianin tjetër Thiago Silva. Takimi mes agjentëve të lojtarit, Barcelonës dhe Chelseat nuk ka qenë aspak pozitiv. Sipas asaj që shkruan "El Mundo Deportivo", Chelsea nuk kërkon të heqë dorë lehtë nga ish mbrojtësi i Benfikës dhe kërkon të paktën 50 milionë euro për kartonin e tij, shifër që vështirë se mund të ofrohet nga katalanasit.Blaugranat kanë prezantuar një ofertë prej 25 milionë eurosh, e cila është refuzuar menjëherë nga kampionët e Europa League. Sipas gazetës katalanase, Barça mund të arrijë deri në 35 milionë, 5 prej të cilave bonus.David Luiz ka shprehur dëshirën për tu larguar nga "Stamford Bridge" edhe pse Jose Mourinho i dha besimin e tij, por rruga drejt "Camp Nou" bëhet gjithmonë dhe më e vështirë. Brime të përfshira Brenda këtij operacioni zbulojnë se blaugranët mund të përgatisin një ofertë tjetër prej 30 milionë eurosh dhe 5 bonus në varësi të sukseseve të skuadrës. Por Barcelona ka edhe një rrugëzgjidhje tjetër, pasi Tata Martino ka thënë se klubi nuk do ta teprojë me financat. Zgjidhja duket se është mbrojtësi i Liverpulit Ager që është një alternative shumë e mirë. 15-17 milionë euro mund të mjaftojnë për ta transferuar atë në Anfilld. Siç raporton El Mundo de Portivo, Barca do të studjoj të gjitha opsionet dhe do të vendosin deri më 31 gusht kur është edhe afati I fundit I merkatos së verës. Nëse asnjë operacion nuk realizohet atëherë do ët shtyhet për në janar.