Vasili: Duhet zgjidhje emergjente për romët. Jo spastrime në administratë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot në lidhje me situatën e krijuar me familjet rome të cilët janë dëbuar nga barakat e tyre tek Pallati me Shigjeta në Tiranë.Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili në një konferencë për shtyp u shpreh se kërkohet një zgjidhje emergjente për zgjidhjen e situatës së krijuar me familjet rome."Sot BE-ja pret qëndrim dinjitoz nga Shqipëria pasi kjo çështje është ndër prioritetet e integrimit të vendit. Ne mbështesim çdo mundësi që i jep zgjidhje këtij problemi shumë akut” tha Vasili.Gjithashtu Vasili akuzoi qeverinë në ikje, për indiferencë te theksuar ndaj këtij komuniteti i cili ndodhet sot në një situatë të vështirë.."Edhe pse kjo qeveri është në ikje ajo ka detyrime për sa kohë që ajo ndodhet në funksion. LSI vlerëson si shqetësim serioz, që nuk u përket vetëm 35 familjeve. Por që ka lidhje me një komunitet disa dhjetëra mijëra në gjithë territorin. Ky fenonmen kërkon një zgjidhje të shpejtë, në kohë, është humbur kohë për shkak të apatisë së pushtetit qendror dhe lokal, duke konsideruar edhe kushtet e motit, i nxehtë i madh që rëndon më shumë situatën" tha Vasili. Vasili: Jo spastrime në administratë. Do ndërtojmë një administratë eficenteI pyetur për spastrimet në administratë pas ardhjes së qeverisë së re, Vasili u shpreh se nuk do të ketë hakmarrje politike por reformim të administratës.Unë refuzoj të përdor termin spastrim pasi s`ka lidhje me filozofinë tonë. Gjithçka që do të vijojë në muajt në vijim do të jetë në zbatim të legjislacionit shqiptar. Hakmarrja nuk është misioni ynë por vënia në eficentë e administratës është misioni ynë. Ne nuk do të pranojmë një administratë që fle. Asnjë nuk do të jetë i rrezikuar nga hakmarrjet politike. Koha e spastrimeve ka mbaruar ne jemi për të ndërtuar një administratë europiane dhe eficente” tha Vasili.I pyetur nëse LSI-ja do të kërkojë riformatimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Vasili u shpreh se e rëndësishme është rikthimi i këtij institucioni në eficencë të plotë."KQZ duhet të riformatohet, të jetë solid, i besueshëm, të mos mbeten zgjedhjet elementë të menaxhimit të 5-6 javëve të fundit, por të kemi zgjedhje që janë ngjarje të një dite” tha Vasili.