25 familje ushtarakësh të pastrehë, Shkodër, privatizohet shtëpia e ushtrisë
25 familje të cilat jetojnë në shtëpinë e ushtarakëve në Shkodër duhet të lirojnë banesat pasi ajo është shitur nga shteti duke u dhënë për privatizim.Ushtarakët të cilët janë qira-pagues të rregullt dhe janë futur me urdhër bllokimi nga vetë shteti shprehen se pas shumë vitesh punë në ushtri ato lihen në qiell të hapur pa iu dhënë asnjë mundësi alternative strehimi çka është e papranueshme për një vend anëtar në NATO. Ato kërcënojnë me masa ekstreme nëse detyrohen forcërisht të lënë banesat.Kështu vetëm dy ditë para zgjedhjeve përkatësisht më datën 21 qeshor është firmosur për privatizimin e kësaj prone e cila deri tani ka qenë shtetërore duke harruar fatin e 21 familjeve të ushtarakëve të cilët pas viteve kontribut shpërfillen në këtë mënyrë.Vetë ushtarakët thonë që ato asnjëherë nuk janë vlerësuar sa duhet duke jetuar në kushte të mjerueshme, ndërkohë që tani lihen në qiell të hapur pa asnjë mundësi strehimi.