Ndeshja Shqipëri-Armeni, policia e kryeqytetit merr masa
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Armeni, ndeshje që do të zhvillohet sot në orën 20:45 në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa.Në një njoftim të saj, policia thekson se gjatë hyrjes së sportëdashësve në stadium, do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të parandalimit të futjes në stadium nga tifozët, të sendeve të ndaluara si: Mjete e sende të forta, fishëkzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të përshtatshme etj.Gjithashtu policia e Tiranës thekson se duke filluar nga ora 16.00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, sheshin “Italia”, si dhe përgjatë gjithë rrugës “Lekë Dukagjini”.Ndërsa nga ora 18.00 e ditës sotme do të bëhet ndalimi i qarkullimit të automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, rruga ”Lek Dukagjini” me kryqëzimin me rrugën “Themostokli Gjermeni” deri në Sheshin “Nënë Tereza” si dhe Rruga “Dervish Hima” që të çon drej stadiunimit ”Qemal Stafa”.Ekipi përfaqësues i Shqipërisë do të luajë sot ndeshjen miqësore me përfaqësuesen e Armenisë. Armenia është renditur në vendin e 90 në renditjen e re botërore të FIFA-s për ekipet kombëtarë, ndërsa ekipi ynë është ngjitur në një pozicion historik, në vendin e 38-të.