Trafikimi i shtetasve afrikanë, 120 persona të bllokuar brenda 1 jave
48 persona te tjere me origjine nga Maroku, Siria dhe Afrika jane ndaluar nga Drejtoria policise qarku Gjirokaster prane pikes kufitare Kakavije. Burime nga Drejtoria e kufirit bejne me dije se keta shtetas kane kaluar ne menyre te paligjshme kufirin, duke u futur nga territori grek ne ate shqiptar me qellim levizjen drejt veriut te vendit, ku me pas ata kalojne drejt shteteve te tjera europiane.Vija e gjelber e kufirit prej disa kohesh eshte duke u mbajtur nen vezhgim intensiv nga ana e policise se Gjirokastres pasi po shenon nje rritje te numrit te shtetasave me origjine afrikane, te cilet kalojne ne menyre ilegale kufirin. Vetem brenda kesaj jave numri i personave te bllokuar shkon ne rreth 120, ku mes tyre shenohen edhe femra.Ne kete kuader Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Gjirokaster ka shtuar kontrollet, nderkohe qe edhe nga Drejtoria e policise dhe sektori kunder trafiqeve eshte rritur numri i efektiveve ne terren. Sipas drejtorit te kufirit, Admir Abrija, i gjithe brezi i gjelber po mbahet ne vezhgim 24 ore, ku per monitorimin e tij gjate nates perdoren edhe mjete speciale.Shifrat e shenuara vetem pergjate kesaj jave jane alarmante. Ne shumicen e rasteve keta shtetas transportohen drejt veriut te Shqiperise me automjete, por kohet e fundit eshte duke u perdorur edhe linja detare ku shtetasit ilegale transportohen nga Kakavija ne Sarande, per te kaluar me pas me ane te mjeteve lundruese drejt Shqiperise se mesme e me pas drejt destinacionit perfundimtar, veriu i Shqiperise.