Vrasje në Zapod të Kukësit, theret 20-vjeçari, policia në kërkim të autorit

Një i ri ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme, ndërsa është therur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në veri të vendit, në fshatin Oreshk të komunës Zapod në Kukës, ku 20-vjeçari Elvis Memisha është qëlluar me thikë, duke mbetur i plagosur rende.Menjëherë ai është transportuar drejt spitalit rajonal të qytetit, por i disfarizuar edhe nga largësia e madhe e fshatit rreth 1.30 min nga qyteti, i riu nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë rrugës drejt spitalit.Ndërkohë, burime nga policia e Kukësit raportojnë se i riu dyshohet të jetë vrarë nga një bashkëfshatar, tashmë i identifikuar nga blutë, për shkaqe ende të panjohura, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.Fshati Oreshk i komunës Zapod është i populluar nga komuniteti goran, ndërsa vlen të theksohet se kjo zonë njihet si zonë e qetë, që s’ka pasur ngjarje kriminale prej vitesh.