Thirrjet antishqiptare, Berisha: Himara djep i atdhetarizmit shqiptar, përpjekje donkishoteske
Perpjekjet per te gjetur nepermjet nekropolitikes minoritet ne Himare jane donkishoteske dhe tragjikomike. Himara ne shekuj ka qene dhe mbetet djep i atdhetarizmit shqiptar me kontribute te medha ne luftrat e vendit per liri, ne letrat, artin dhe kulturen kombetare. Ky ka qenë ragimi i Kryeministrit në detyrë Sali Berisha, i pari nga një zyrtar i lartë shqiptar pas policisë së Vlorës, lidhur me thirrjet për luftë për të çliruar Himarën që u lëshuan më 11 gusht në Himarë nga eksponentë të Agimit të Artë, të cilët shoqëroheshin edhe nga shtetas shqiptarë.“Nje ceremoni mortore e politizuar deri ne nazizem nga nje grusht fare i vogel ekstremistesh, vrau keto dite per se dyti te riun A. Guma.Perpjekjet per te gjetur nepermjet nekropolitikes minoritet ne Himare jane donkishoteske dhe tragjikomike. Himara ne shekuj ka qene dhe mbetet djep i atdhetarizmit shqiptar me kontribute te medha ne luftrat e vendit per liri, ne letrat, artin dhe kulturen kombetare. Ne kete zone, disa nga fshatrat dhe vete Himara jane bilingual por me ADN dhe nengrupe gjaku identike me fshatrat e tjera qe ne mijera vjet nuk kane folur nje fjale ne gjuhen greke apo tjeter perveçse shqipes se bukur” shkruan Berisha në rrjetin social facebook.Më tej Kryeministri thekson se një ceremoni perkujtimore mortore me politizim ekstrem deshmon dhe njehere mjerimin e atyre qe duan te gjejne ne te vdekur gjurmet e nje minoriteti qe nuk ka egzistuar kurre ne Himare.Lidhur me ngjarjen edhe policia e Vlorës ka nisur hetimet.Në një deklaratë për mediat theksohet se nga ana e strukturave të Drejtorisë Policisë së Vlorës janë kryer të gjitha veprimet e para procedurale dhe materialet janë dërguar në Prokurorinë e këtij qyteti në ngarkim të disa shtetasve shqiptarë dhe grek për veprën penale “Thirrje për urrejtje nacionale”.Njoftimi nuk saktëson se për sa persona bëhet fjalë, por theksohet se po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Policia e Vlorës është institucioni i parë shqiptar që reagon në mënyrë zyrtare ndaj incidenteve që shkaktuan në Himarë përfaqësues të Agimit të Artë, si dhe ndaj thirrjeve për luftë.Në fjalimin që mbajti para varrit të Arsitotel Gumes, një prej aktivistëve të “Agimit të Artë” Kristoforos Tsankas, theksoi se “nuk ikim nga Himara deri në çlirimin e saj”.“Agimi i Artë nuk vjen ne Himare per te ikur. Bejme nderime mbi varrin e tij dhe premtojmë se do te vazhdojme luften, deri ne momentin e çlirimit”tha Tsankas.Kjo deklaratë e publikuar si video në faqen zyrtare të Agimit të Artë nxiti policinë të nisë hetime, ndërsa të paktën zyrtarisht nuk ka asnjë reagim tjetër nga institucionet shtetërore. Eksponentët grekë të partisë ekstremiste u shoqëruan në Himarë edhe nga disa shtetas shqiptarë.