Polaki reportazh për Shqipërinë: Vend magjepsës, me armë e mercedezë
"Një vend magjepsës, me armë dhe me mercedes". Kjo i ka bërë më shumë përshtypje një turisti polak Krzysztof Majak, reporatzhi i të cilit është publikuar në në websit-in polak "natemat.pl". Shtysa për këtë reportazh është marrë gjatë pushimeve të tij në vendin tonë.Plazhet e bukura, çmimet e favorshme, janë disa nga elementet që lënë përshtypje të mira, por nga ana tjetër Majak nuk mund të mosndalet në dy fenomene. Makinat luksoze dhe parkimi i tyre ku të dojë drejtuesi i mjetit, si dhe armet pa leje, që mund ti kete ne dore kushdo."Lëvizja me makina Mercedes" - është një nga karakteristikat që të bie më shpesh në sy në Shqipëri. Makina Mercedes janë të kudogjendura, qoftë të tipit të vjetër apo të reja, këto janë elementi më karakteristik i asaj që të kap syri në Shqipëri. Por të paturit të një makine apo të qenit i armatosur nuk është përcaktim i mirëqenies shqiptare. Por ama një diversitet të tillë makinash, të tipave më të reja, është e vështirë të gjenden edhe në Gjermani”- shkruan turisti polak.Numri i madh i pikave të karburantit dhe të lavazheve, është një tjeter element që ka lënë mbresa te shtetasi polak, që ka kaluar disa dite pushime ne Shqiperi."Stacionet e furnizimit me karburant në Europë, janë të shënuara me simbole; por në Shqipëri mund të habitesh pasi ndodh që pika e karburantit nuk është e pajisur edhe me një terminal. Por kjo nuk është e vetmja e papritur. Në Shqipëri lëvizja me makinë njeh një tjetër kod qarkullimi. Në njërin nga rrethrrotullimet më të mëdha në Tiranë, shoferët kalojnë pa rregull. Secili zgjedh rrugën më të shkurtër. E kjo nuk ndodh vetëm në rrethrrotullime, ndersa lavazhet i gjen ne oborret e banesave dhe bareve."Turisti polak këshillon gjithashtu që para nisjes për në Shqipëri duhet të pajiseni me monedhën vendase. Nëse nuk e bën këtë mund të ngelesh në një dyqan apo para një shërbimi të caktuar, i cili s'të konverton dot lekët e tua, ose t'i konverton ato më pak sesa tregu i këmbimit valutor.Në bare dhe restorante gjen ushqim italian dhe turk. Por nganjëherë ushqimet që tregon fotoja në menu, janë të ndryshme nga ato që vijnë në tavolinë. E megjithatë shqetësuese mbetet pirja e duhanit edhe në ambiente të brendshme.Në rrugët e vendpushimet shqiptare nuk është vështirë të gjesh mbeturina, plehra që digjen. Po kështu sheh edhe fëmijë duke lypur. Pavarësisht të gjithave, polaku e rekomandon Shqipërinë si një vend që duhet vizituar për plazhet e bukura dhe disa prej tyre te paprekura.