Krujë, e zë masivi i tullave ndërsa shembte ndërtesën, humb jetën 50-vjeçari

Një person ka gjetur vdekjen, ndërsa është zënë poshtë nga një masiv tullash. Ngjarja e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Bilaj të Krujës teksa shtetasi Frrok Doda 50 vjeç duke shembur një ndërtesë u zu poshtë nga një masiv tullash.Miq dhe familjarë të gjendur aty menjëherë kanë shkuar në ndihmë të tij, por si pasojë e plagëve të marra 50-vjecari nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë.