Romët, reagon Ministria e Punës: Po përdoret politikisht
Një ditë pasi ofroi si zgjidhje për strehimin e 37 familjeve rome ish-repartin ushtarak në Sharrë, Ministria e Punës në një reagim të ditës së sotme akuzon institucionet publike dhe mediat se po e përdorin politikisht këtë çështje.Në një dalje për mediat, shefi i kabinetit në këtë dikaster, Klevis Bitro, tha se “komuniteti rom po përdoret për qëllime politike”.Çështja e komunitet rom vijon të mbetet shqetësuese. Paraditen e sotme, Avokati i Popullit organizoi një tryezë të rrumbullakët me aktore te shoqerise civile, perfaqësues të Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarata, Prokurorise, si dhe perfaqesues të organizmave ndërkombëtarë është diskutuar situata aktuale e romëve në Tirane dhe zgjidhja për strehimin 37 familjeve.Por, në këtë takim kanë munguar përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë për detyrë strehimin emergjent të komunitetit rom.Ndërkombëtarët i kërkojnë qeverisë gjetjen e një zgjidhje emergjente dhe të përhershme për këtë komunitet, kriteri i 11-të për marrjen e statusit të BE-së në vjeshtë.