Nuk marrin pagat e invaliditetit: Do dalim në protesta
Me qindra persona me aftesi te kufizuar ne Pogradec prej dy muajsh nuk marrin pensionet e invaliditetit,ndersa prej vitit 2005 nuk u paguhen kompesimet e energjise elektike si dhe impulset telefonike. Te gjendur perballe nje situate te veshtire ekonomike dhe pa asnje pergjigje kjo shtrese personash ka mbetur pa rrugezgjidhje dhe nuk u ka mbetur gje tjeter veçse te presin.Perballe indiferences se shtetit dhe institucioneve ata i jane drejtuar zyres se Avokatit te Popullit. Arben Gjoleka, ekspert prane ketij institucioni eshte shprehur se te gjitha ankesat e ngritura do te shqyrtohen dhe paraqiten prane institucioneve perkatese.Ne te njejten situate jane edhe shume persona te tjere me aftesi te kufizuar ne Komunat e thella te ketij rrethi, nderkohe qe edhe ne qytetin e Korces shume prej tyre nuk kane mundur te terheqin kompesimet prej vitesh. Protestat duket se jane mjaft afer ne rast te moszgjidhjes se problemit.