Ekonomia, sfida e qeverisë. Malaj: Muajt e parë do rritet borxhi

Kushtet e ekonomike financiare në të cilat po e lë kjo qeveri vendin kushtëzojnë që mazhoranca e re e majtë të vijojë për muajt e parë me rritjen e borxhit, në mënyrë që të merret situata nën kontroll.Për ish Ministrin socialist të Financave, Arben Malaj, i cili tashmë është jashtë Partisë Socialiste, sfida më kryesore e qeverisë së re mbetet te programi i qeverisë dhe politikat që do të ndjekë për përmirësimin e treguesve ekonomikë.Për Arben Malajn taksa progresive mund të aplikohet vetëm tek tatimi mbi të ardhurat, ndërsa duhet qartësuar në program qëndrimi mbi taksimin.Malaj thotë për Ora News, se situata me borxhet e këqia dhe roli i shtetit kërkon një ndërhyrje emergjente.Por si e sheh Arben Malaj qeverinë e re të majtë, ndërsa nuk është më as në parlament dhe as në strukturat e Partisë Socialiste? Megjithëse thotë se nuk është koha për paragjykim, pasi ka kohë për tu testuar kjo qeveri, ai thotë se duhet të jenë strukturat e PS që duhet të bëjnë analizën e ekipit qeverisës me LSI, ndërsa thotë se ndaj zgjodhi të mos ishte më pjesë e PS.Diskutimi për një qeveri duhet bërë mbi bazën e një programi dhe implemtimit të tij thotë Malaj.