Streha e ofruar nga romët pa kushte, ish-reparti në Sharrë pa ujë dhe energji
3 godina, nësë mund të quhen të tilla, të banueshme nga romët dhe të tjerat gjenden mes gërmadhave si dëshmi ushtarake të së kaluarës. Tavani i hapur, krevate të improvizuara dhe një sobë për të gatuar. Për më tepër, transformator i djegur që për muaj të tërë ka lënë këta banorë pa drita dhe tubacione të ndryshkura të cilët nuk sjellin kurrë ujë në këto rubineta.Kjo është gjendja e ish-repartit ushtarak, që me shumë forcë u kërkua tu jepej familjeve rome pas djegies së barakave në Stacionin e Trenit dhe pas strehimit në institucionin e Avokatit të Popullit. Por mesa duke ky është vendi i parë që shërben si kryefjala nga ana e Ministrisë së Punës sa herë ka situata të tilla emergjente, që llogjikisht të çon drejt mendimit se ky vend mbledh fatet e njëjta të komunitetit rom.Banorët nuk janë kundër ardhjes së 37 familjeve të pastreha, por thonë se nëse nuk plotësohen disa kushte, do të ketë përplasje mes tyre.Nga 8 familje rome, vetëm 4 prej tyre mbetën në këtë ish-repart, të tjerët janë larguar dhe kthime pas nuk ka patur. Banorët përveç kushteve të vëshira ankohen se u duhet minimalisht 1 orë rrugë për të arritur në Kombinat, gjë ka vështirësuar jetesën e tyre. E nëse vijnë edhe familjet e tjera rome, këto shqetësime do të jenë i njëjti refren pas disa muajsh.Lidhur me situatën e mësipërme institucioni i Avokatit të Popullit i është drejtuar sot me një rekomandim konkret Ministrisë së Punës ku i kërkon:“Verifikimin urgjent nga strukturat e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të situatës së rëndë ekonomike dhe sociale ku po jetojnë aktualisht pjesëtarë të komunitetit rom në kampin e ish-Dekorit.Shqyrtimin e shqetësimeve sociale të ngritura nga komuniteti rom në kampin e ish-Dekorit.Gjetjen e një zgjidhje të përshtatshme dhe dinjitoze për strehimin e tyre.Në përputhje me nenin 22, të Ligjit Nr.8454 datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar me Ligjin Nr.9398 dt.12.05.2005, ku thuhet se:“Organet të cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar një rekomandim, kërkesë apo propozim për shkarkim, duhet ta shqyrtojnë rekomandimin, kërkesën apo propozimin për shkarkim dhe të kthejnë përgjigje brenda 30 ditësh nga data e dërgimit të rekomandimit, kërkesës apo propozimit për shkarkim.Përgjigja duhet të përmbajë shpjegime të arsyetuara për çështjen në fjalë, si dhe çfarë veprimesh, mosveprimesh apo masash ka ndërmarrë ai organ”,kërkojmë të vihemi në dijeni brenda afatit 30 ditor për qëndrimin tuaj, ndaj këtij rekomandimi” thuhet në njoftimin e lëshuar për mediat nga Avokati i Popullit.Gjithashtu Avokati i Popullit i kujton qeverisë Shqiptare rekomandimin e 11 për marrjen e statusit Kandidat, i cili ka të bëjë pikërisht me: “Detyrimin e qeverisë Shqiptare për të marrë hapa konkretë në forcimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sidomos të grave, fëmijëve dhe romëve, si dhe në zbatimin e efektshëm të politikave anti-diskriminim.”Në rast të kundërt, neglizhenca dhe mosveprimi ndaj shqetësimeve të ngritura nga Avokati i Popullit për një komunitet vulnerabël, do të përbënte një pengesë serioze për arritjen e standarteve ndërkombëtare të respektimit të të drejtave të njeriut, për të cilat Shqipëria është kritikuar vazhdimisht në raportet e organizmave dhe institucioneve ndërkombëtare.“Nga ana tjetër, në përputhje me pikën 2, të nenit 15, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre dhe jo të bëhen shkak me mosveprimin e tyre në vazhdimin e shkeljes dhe mosrespektimit të këtyre të drejtave.Kërkojmë nga ana Juaj, që në frymën e respektimit të ligjit dhe të drejtave e interesave të ligjshme të të gjithë pjesëtarëve të komunitetit rom, të vlerësoni në mënyrë maksimale dhe serioze të gjitha shqetësimet e ngritura nga institucioni i Avokatit të Popullit dhe të ushtroni autoritetin Tuaj me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të përbashkët për problemin e strehimit të këtij komuniteti”.