Barcelona, javë vendimtare për mbrojtësin e qendrës

Barcelona do të nisë kampionatin Spanjoll këtë të dielë ndaj Levantes në Kamp Nou, ndërkohë që po bën edhe përgatitjet e fundit. Blaugranët kanë 10 lojtarë që do të impenjohen me skuadrat e tyre kombëtare dhe do të rikthehen pas takimeve të së mërkurës. Ndërkaq “sport.es” njofton se trajneri Tata Martino po punon kundër kohës për të siguruar një qendër mbrojtës për Barcelonën.Kaldendari i kampionatit nuk është i lehtë, ku do të ndeshet me Atetiko Madridit për Superkupën, Malagën, Atletikon sërish për ndeshjen e kthimit, dhë me Valencian. Kalendari është i pamëshirshëm ndërsa në prag është edhe liga e Kampioneve.Blaugranët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe kjo është edhe java vendimtare për ta siguruar. Në tryezë janë tre emra Jan Vetongen nga Totenham, Daniel Ager nga Liverpul dhe David Luiz që aktivizohet të Chelsea, por problemi është se të treja klubet respektive nuk lejnë largimin e lojtarëve të tyre, duke i konsideruar të pashitshëm.Barcelona ka dërguar dy oferta zyrtare për Ager dhe David Luiz, por të dyja janë refuzuar edhe pse ishin në shifrën e 20 milionë eurove . Duket se drejtuesit e Chelseat mund ta shesin yllin e tyre të mbrojtjes vetëm me 40 ose 45 milion euro dhe këtë gjë ja kanë bërë të qartë presidentit Rosell.Një tjetër kandinaturë e preferuar nga blaugranët është edhe Vertongen, 26 vjec që ka udhëhequr prapavijën e Totenham, por drejtuesit e Spërsave e quajnë të pashitshëm. Kjo javë do të jetë vendimtare për të marr një drejtim për mbrojtjen e Tata Martinos që duket se për momentin është në alarm.