Luka Toni më mirë se Gomez, Higuain dhe Tevez

Gomez, Higuain, Tevez të gjithë mbushin faqet e para çdo ditë në gazeta, mbledhin mijëra tifozë, ndezin shumë ëndrra te miliona tifozë, por për momentin janë vetëm një dështim. Qe nga Higuain dhe deri te Tevez, në miqësoret e zhvilluara deri tani asnjë nuk e ka kaluar dot Kampionin e Botës, Luka Toni që e ka gjetur katër herë rrugën e rrjetës.Gjysma e Italisë u mbush me shpresa boshe të paktën deri tani nga ëndrra se kishin nënshkruar me bombera. Entuziazmi i krijuar nga Torino në Naponi dhe Firence dëshmoi se në prag po mbërrinte një triumf i madh por në fakt është një zhgënjim i madh.Carlito Tevez erdhi me shumë bujë nga Manchester City, duke rrëmbyer edhe numrin 10-të të legjendës Del Piero por deri tani ka shënuar vetëm në takimet stërvitore dhe atë brenda familjes. I njëjti fat është edhe për Higuain dhe Mario Gomez që deri tani kanë shënuar nga një gol në sfidat miqësore. Higuain shënoi ndaj Benfikës ndërsa Gomez ndaj Apollon Limosol në debutim.Tevez po lufton për tu përshtatur me mekanizmat e Contes, ndërsa një tjetër dështim është edhe Llorente qe ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës. Si duket viti i gjatë pushim te Bilbao ka bërë që sulmuesi spanjoll të humbas aftësitë për të shënuar.Nga ana tjetër Interi deri tani nga dy sulmuesit Ikardi dhe Belfodil ka marrë nga një gol si shpërblim, ndërsa ende e paqartë është besimi në aftësitë e tyre. Qershia mbi tortë e këtyre miqësoreve është Luka Toni, që deri tani ka shënuar 4 gola më shumë se të gjithë. Duke u shënuar gola Feindordit, Levantes dhe një dy golësh Laçit.