Berat, rrëzohet një helikopter në fshatin Tërpan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2013, 14:44
Një helikopter që shërbente për transportimin e materialeve të naftës është rrëzuar sot në një zonë malore në Berat.Helikopteri ‘Gotec SPA’, i një kompanie italiane, i cili shërbente për transportin e materialeve të naftës është rrëzuar pranë fshatit Tërpan.Për pasojë është plagosur lehtë piloti italian Luca Calderini, 46-vjeç nga Torino. Pas aksidentit, piloti është dërguar në spitalin e Beratit me frakturë në gjymtyrë, krahë e këmbë, por është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit të helikopterit. Mësohet se ai është rrëzuar në momentin kur ishte duke u ulur në tokë.