Kontakte Inter-Eto'o, por Mourinho është favorit!

Kontakte Inter-Eto'o. Përfaqësuesi i sulmuesit kamerunas dhe drejtuesë zikaltër janë takuar për të folur rreth mundësive të një rikthimi të tij në "San Siro". Sulmuesi nuk do të qëndrojë më në Rusi dhe presidenti i Anzhi, Kerimov, kërkon për të 8 milionë euro. Kjo i lejon Eto'o-së të ulë rrogën e tij prej 20 milionë eurosh në sezon, teksa Inter i ofron kontratë 2-vjeçare dhe rrogë neto prej 5 milionëe urosh në sezon.Kështu Kamerunasi mund të veshë edhe njëherë bluzën zikaltër me të cilën arriti të fitojë 3 trofe në sezoni kur në krye të ekipit ishte edhe Jose Mourinhio. Por pengesë për këtë transferim bëhet një tjetër ish interist: Jose Mourinho dhe Chelsea i tij janë në pole-position për ish bomberin e Barcelonës dhe Inter dhe sipas "Gazzetta dello Sport", agjenti i Eto'o, Vigorelli ka qenë dje në Londër për të folur me "Blutë".Sulmuesi i Anzhi Makhachkalas, Samuel Eto'o, ka pranuar se do t'i pëlqente që të ribashkohej me ish-trajnerin e tij, Jose Mourinho. Kamerunasi ka qenë nën urdhrat e portugezit te Interi, ku fituan tripletën, ndërsa ribashkimi me të mund të ndodhë nëse Chelsea dështon ta transferojë Wayne Rooneyn."Në botë ka vetëm një Mourinho. Kam punuar me shumë trajnerë në karrierën time, por asnjëri nuk e ka karakterin e tij. Kemi fituar shumë së bashku te Interi, prandaj do të më pëlqente shumë që të punoja sërish me të. Chelsea është një ekip i mirë, por vetëm kur do t'i kemi të gjitha propozimet në tavolinë, agjenti im dhe unë do ta përcaktojmë destinacionin tim të radhës", ka deklaruar 32-vjeçari.Megjithatë gjithcka duket se do të vendoset në ditët në vazhdim por Eto fillimisht e ka të qartë se rrogën që përfiton me skuadrën e Anzhit nuk ka për të fituar më duke I dorëzuar kurorën e futbollistit më të paguar Cristiano Ronaldos.