KQZ, vendime për zgjedhjet e pjesshme të 1 shtatorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2013, 11:10
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka ngritur strukturën e komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjve, për zgjedhjet e pjesshme lokale e për komunën Dardhas në Korçe dhe komunën Rrethina në Shkodër.
Kështu Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar masën e shpërblimit për anëtarët e KZAZ dhe të QV që do merren me këtë proçes.
Ndërkaq KQZ do t’i drejtohet PD me kërkesën për të sjellë komisionerë në këto komisione, pasi Partia Republikane nuk ka pranuar të emërojë asnjë përfaqësues të saj në këto struktura të administrimit të zgjedhjeve.
Zgjedhjet për komunat Dardhas në Korçë dhe të komunës Rrethina në Shkodër do të zhvillohen më datë 1 shtator.
Ja vendimet e miratuara nga KQZ-jaProjektvendimi “Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e KZAZ-ve, KQV-ve dhe GNV-ve për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, që do të zhvillohen më datë 01.09.2013".KQZ caktoi masën e shpërblimit në vlerën 25 000 lekë për kryetarin dhe zv/kryetarin e KZAZ-së, 20000 lekë për anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-së, 4000 lekë për kryetarin e KQV-së, 3500 lekë për anëtarët dhe sekretarin e KQV-së dhe 5000 lekë për anëtarët e Grupit të Numërimit.KQZ miratoi edhe Projektvendimin “Për emërimin e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të KZAZ-së nr. 2, Qarku Shkodër dhe KZAZ-së nr.73, Qarku Korçë, për zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen më datë 01.09.2013.Gjithashtu KQZ në mbledhjen e sotme miratoi Projektvendimin “Për lirimin dhe emërimin e sekretarit të KZAZ-së nr.2, dhe të disa anëtarëve të KZAZ-së nr.2 dhe KZAZ-së nr.73, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, që do të zhvillohen më datë 01.09.2013”.