Totozani: Duhet zgjidhje emergjente për romët. Ambasadori Wilton: Duhet zgjidhje afatgjatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2013, 10:36
Avokati i Popullit Igli Totozani ka zhvilluar sot një tryezë në lidhje me situatën e krijuar pas dëbimit të 37 familjeve rome nga barakat e tyre pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë.Në fjalën e tij, Totozani është se situata e krijuar me familje rome është e rëndë dhe duhet një zgjidhje emergjente.“Fillimisht kanë qenë 67 familje, 30 u larguan, 37 familje kanë mbetur pa mundësi strehimi. Familjet rome po kalojnë momente të vështira, ndërsa dëbimi i tyre nuk është bërë në mënyrën e duhur. Koha nuk pret, duhet zgjidhje”, tha Totozani.Lidhur me kallëzimet për këtë rast, Totozani është shprehur se i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së shtetit, Hysni Burgaj t’i hetojë.Ndërsa, Kryetari në detyrë i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve shtetërore për strehimin e familjeve rome."Sot synimi i OSBE-së është për partnerin e tyre, është për Shqipërinë dhe ne po shpresojmë që institucionet e Shqipërisë të gjejnë një mënyrë, një zgjidhje të shpejtë e të qëndrueshme për këtë rast: edhe në afatin e shkurtër, për këto familje që po vuajnë; edhe në afatin e gjatë për këto çështje. Në një fokus të vogël, kemi të bëjmë me një krizë për ato familje, në një mot të nxehtë të rrezikshëm, me një rrezik të mundshëm të shëndetit publik dhe shpresoj që institucionet përkatëse shqiptare të mund të eksplorojnë zgjidhje të shpejta, ligjore, njerëzore dhe të qëndrueshme për ata qytetarët shqiptarë që po vuajnë në këto çaste. Kemi parë disa shenja se institucionet po angazhohen në këtë çështje. Jam shumë mirënjohës për praninë e përfaqësueses së Ministrisë dhe për fjalët e saj hyrëse. Ne kemi pasur kontakte edhe me policinë, ministrinë dhe bashkinë” tha ai.Ambasadori Wilton gjithashtu ka kërkuar një zgjidhje afatgjate për komunitetin rom."Shpresoj se mund të përcaktojmë një mënyrë më afatgjatë për trajtimin e këtyre çështjeve dhe rrethanave. Shpresoj që korniza ligjore të jetë e plotë, shpresoj që të jemi të qartë për përgjegjësitë, detyrimet dhe procedurat në trajtimin e këtyre situatave, në të ardhmen, në mënyrë më proaktive e të qëndrueshme, që të mos kemi më këto situata krize fatkeqe. Ne e mbështetëm me kënaqësi Avokatin e Popullit në hartimin e propozimeve që paraqiti më herët. Mendojmë se janë propozime të mira. Do të ishim shumë të kënaqur nëse do të shihnim institucionet shqiptare t’i vinin ato në jetë. Nëse institucionet dëshirojnë ta bëjnë këtë, ne do të japim tërë mbështetjen që mundim për t’i çuar gjërat përpara” është shprehur ambasadori.Ndërsa Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi ka rikujtuar se mbrojtja e të drejtave të romëve është një nga kriteret që duhet të përmbushë Shqipëria për marrjen e statusit të kandidatit“Bashkimi Europian do të mbështesë përfshirjen sociale të romëve dhe kjo nuk është diçka e re. Por ne kërkojmë shanse të barabarta në në arsim, shëndetësi dhe punësim. Mbrojtja e të drejtave të romëve është një nga 12 kriteret e integrimit të Shqipërisë. Ne do të shohim se sa janë kthyer në vepra fjalët që nga plani i veprimit.Për 5 vjet kemi alokuar 3 milion euro për romët në Shqipëri, prandaj jemi të interesuar për integrimin e tyre” është shprehur ambasadori Sequi.