Aksion në hyrje të Lazaratit, policia bllokon botet me ujë dhe punëtorët

Vetëm pak ditë pas rikonfirmimit të Lazaratit si prodhuesin më të madh të bimëve narkotike në Shqipëri, policia e Gjirokastrës ka nisur zbatimin e një plani masash që ka për synim bllokimin e mjeteve ndihmëse për kultivimin e Kanabis sativa.Në këtë kuadër, drejtoria e Policisë Gjirokastër e ka nisur me bllokimin e mjeteve që trasportojnë drejt fshatit Ujë dhe pleh.Gjatë një aksioni të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia ka bllokuar 5 mjete që përdoreshin për të dërguar ujë dhe pleh që përdoret për kultivimin e kanabisit.Gjithashtu në kuadër të këtij aksioni janë ndaluar edhe 58 persona të cilët besohet se punonin në fshatin Lazarat për kultivimin e bimës narkotike.Pak ditë parë, raporti i monitorimit të vendit nga ajri tregoi se Lazarati është kryeqendra e kultivimit të bimëve narkotike në Shqipëri ,e një prodhim prej 900 kilogramësh në vit me vlerë 4.5 miliard euro.Ndërkohë një vajzë 26-vjeçare ka mbetur e plagosur mbrëmjen e djeshme për pasojë e të shtënave me armë zjarri të ardhura nga Lazarati.Dyshohet se persona të armatosur, të pozicionuar nëpër male si roje, vëzhgojnë çdo lëvizje mjetesh apo personash që hyjnë në fshatin e tyre dhe atëherë kur pikasin forca policie, nuk mungojnë dhe të shtënat me armë zjarri.Policia tha se 26-vjeçarja me inicialet P.Duri, banore e lagjes "Zinxhira"  është plagosur në krah dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.