Lezhë, policia zbardh vrasjen 55-vjeçarit: U vra aksidentalisht nga i biri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2013, 21:23
Preng Doda nuk u vra nga grabitësit, por nga i biri i tij aksidentalisht. Ky është versioni zyrtar që vjen nga policia e Lezhës. Sipas uniformave blu, 23-vjeçari Edmond Deda, djali i viktimës është dhe autori i vrasjes së 55-vjeçarit. Mësohet se 23-vjeçari dhe i ati kishin dalë në kërkim të bagëtive pasi dyshohin se i kishin vjedhur, kohë në të cilën ka ndodhur dhe vrasja aksidentale.Preng Doda nga fshati Merqi i Lezhes eshte gjetur sot i pajete, nderkohe qe behet me dije se mbi te eshte qelluar me arme zjarri nga nje distancë e afert. Fillimisht u raportua se 55-vjeçari eshte qelluar ne stanin e tij nga persona ende te paidentifikuar, që mendohet se kishin si qëllim grabitjen.