Dita botërore e rinisë, Berisha: Homazhe për rininë dhe veprën e saj

Teksa vapa me gushtin ka zhvendosur vëmendjen e opinionit nga aktivitetet kulturore apo përkujtimi i datave të caktuara, Kryeministri Berisha u ka kujtuar këtyre të fundit se sot është pikërisht dita e tyre, dita botërore e rinisë.  Ne shqiptarët jemi komb i lumtur sepse jemi kombi më i ri në Europë, shkruan Kryeministri në facebook, ndërsa vlerëson se kjo ditë është nje homazh per te rejat dhe te rinjte, të cilët i kthyen shqiptareve te shtypur dhe te pushtuar dinjitetin e munguar.

“Te dashur miq, sot eshte Dita Nderkombetare e Rinise. Kjo dite eshte nje homazh per te rejat dhe te rinjte. Ata, me guximin, intelektin, idete, talentin, endrrat dhe pasionin e tyre kane ndertuar lirine dhe dinjitetin njerezor si dhe Shqiperine dhe boten. Pavaresisht nga veshtiresite, ne shqiptaret jemi komb i lumtur sepse ne jemi kombi me i ri ne Europe. Rinia beri te lire kombin, i ktheu shqiptareve te shtypur dhe te pushtuar dinjitetin e munguar. Ajo ishte dhe kurdohere eshte ne krye te perpjekjeve tona per ndertimin e vlerave te lirise dhe demokracise. Zoti i bekofte te rejat dhe te rinjte shqiptar!!” shkruan Berisha.Dita Ndërkombëtare e Rinisë e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara qysh nga viti 2000 synon të tërheqë vëmendjen tek vështirësitë kulturore dhe shoqërore që ata ndeshin në jetën e tyre. Ajo mendohet si një rast që qeveria qendrore dhe vendore, si edhe organizata të ndryshme të kthejnë vëmendjen tek rinia, te shqetësimet e tyre. Por si i ka gjetur të rinjtë shqiptarë dita e tyre ndërkombëtare?Të rinjtë ndeshin një mori vështirësish, që ua deviojnë jetën drejt gabimeve, që duan vite të korrigjohen. Emigrimi i rinisë vlerësohet si një nga plagët e shoqërisë shqiptare. Një numër i madh të rinjsh janë gati ta lënë vendin, nëse u jepet një mundësi.Sipas një studimi të rinjtë shqiptarë kanë më shumë besim tek familja e tyre dhe më pak tek institucionet publike; se të rinjtë kërkojnë shumë nga arsimi, por rrinë pak kohë me librat; se të rinjtë duan punësimin, por gjysma e tyre kërkojnë një punë në administratë shtetërore; se të rinjtë nuk e besojnë politikën aktuale, por votojnë masivisht dhe marrin pjesë masivisht në veprimtari partiake.Të dhënat e fundit demografike tregojnë se afro 30 për qind e popullsisë shqiptare është nën moshën 25 vjeç, ndërsa çelësi i gjithë sukseseve dhe dështimeve me gjithë këtë numër të madh të rinjsh është shkollimi i tyre.Studiuesit mendojnë se në shumë pika të rinjtë shqiptarë janë të ngjashëm me rininë e vendeve të zhvilluara, si për shembull në njohjen e teknologjive të reja, apo në guximin për të hyrë në fusha të panjohura të dijes. Megjithatë kufizimet janë edhe shmë të mëdha si nga pikëpamja ekonomike, ashtu edhe nga ana sociale, kulturore.