Kalimtar apo klient?! Trotuaret e Korçës “pushtohen” nga kafenetë
Te kalosh ne trotuaret e Korçes, duket nje mision i pamundur, pasi zenia e tyre nga pronaret e lokaleve apo tregtaret ambulante duket se eshte kthyer ne nje fenomen normal.Rruget kryesore te qytetit sebashku me disa nga shetitoret jane mbushur nga karriget dhe produkte te ndryshme tekstile apo ushqimore qe jane vendosur pergjate tyre, aq sa ne shume vende pronaret duan ta zgjerojne aq shume aktivitetin, saqe nuk u intereson nese kalimtaret duhet te kalojne ne rruge apo ne trotuar.Vete qytetaret shprehen te indinjuar nga kjo situate kaotike dhe akuzojne Bashkine per pasivitet ne kete drejtim,ndersa shtojne se nuk kane pare asnje polic bashkie per t’i sistemuar tregtaret apo tavolinat e lokaleve.Nder zonat me problematike paraqitet zona te Pazari i Korçes dhe zona pedonale,neper te cilat veshtire te gjesh hapesisra te lira. Te kalosh ne trotuar duhet te kthehesh ne klient, pasi kafenete dhe lokalet i kane zaptuar trotuaret.Ne lidhje me kete problem drejtues te Bashkise se Korçes nuk thone asgje konkrete. Sipas tyre situata po vleresohet rast pas rasti, ndersa nuk pritet qe te kete nje aksion te afert per lirimin e ketyre hapësirave qe jane i vetmi vend per kalimtaret.