Turizmi në rrugë të mbarë, 70 mijë turistë kanë vizituar Shkodrën

Rreth 70 mije turiste kane vizituar qytetin e Shkodres gjate ketij viti. Ky fakt behet publik nga drejtori i zyres se turizmit ne bashkine Shkoder, Genti Mema, i cili eshte shprehur se ky vit ka nje tendence ne rritje te numrit te turisteve, te cilet ashtu si edhe ne vitet e kaluara jane kryesisht nga Europa Perendimore.Megjithate risi e ketij viti dhe sezoni turistik eshte fakti se ne metropolin verior jane evidentuar nje numer i madh turistesh nga Polonia, Rusia dhe Çekia.Bashkepunimi me agjencite turistike apo subjekte te tjera te biznesit duket se ka rritur numrin e turisteve ne qytetin e Shkodres, megjithate gjate ketij viti bashkia e Shkodres po harton planin e punes per punimin e nje guide te re turistike, qe do të shperndahet ne fund te ketij viti ne disa prej vendeve te Europes, ne menyre promovimin e vlerave qe mbart qyteti i Shkodres.