Lirohen hapësirat e ozurpuara, aksion i policisë bashkiake,reagojnë pronarët

Policia bashkiake dhe inpektore te sherbimit urban kane ndermare nje aksion me vendim te Bashkise se Vlores per lirimin e te gjitha ambjenteve publike te uzurpuara nga bizneset private.Aksioni perfshiu nje pjese te trotuareve ne bulevardin qendror, parqet e lulishtet. Pavaresisht rendesise se tij, ky aksion nuk eshte pritur mire nga pronaret, te cilet kane debatuar me punonjesit e policise bashkiake.Pronaret e lokaleve shprehen se ka qene bashkia e Vlores ajo qe u ka dhene te drejten per shfrytezimin e hapesirave, madje ata kane paguar edhe taksat e vendosura nga ky institucion per kete sherbim.Nga ana tjeter nenkryetari i Bashkise, Arben Beqiri, tha se aksioni do te vijoje edhe ne ditet ne vazhdim.Aksioni i ndermare nga bashkia e Vlores vjen ne kuader edhe te permiresimit te imazhit qe le qyteti ne syte e pushuesve dhe turisteve,nderkohe qe behet me dije se ai do te vazhdoje deri ne lirimin e te gjitha ambienteve publike te uzurpuara.