“Ora News” dha alarmin, grup monitorimi për ndotjen e lumit Osum
Kronikat e transmetuara nga televizioni “Ora News” mbi papastertite e shumta ne lumin Osum duket se kane sensibilizuar dhe terhequr vemendjen e Drejtorise se Sherbimeve prane Bashkise se Beratit.Kur jemi ne muajin e fundit te stines se veres, me ne fund kjo zyre edhe pse me mjaft vonese do te ngreje grupin e punes per monitorimin e situates.Flutura Mbati,shefe prene kesaj zyre pohon se problemi i ngritur disa here nga Televizioni yne eshte mese i drejte dhe tashme do te nise kontrolli pergjate brigjeve te lumit Osum.Prej vitesh brigjet e Osumit, vendit te vetem ne Berat ku nje qytetar mund te kaloje disa ore freskie kane shenuar ndotje masive.Papasterite qe derdhen aty jane te çdo mase dhe te çdo lloji, duke detyruar pushuesit te qendrojne larg ujit nga frika e marrjes se semundjeve. Bizneset e zones mbeten ndotesit kryesore te ujit dhe brigjeve te lumit Osum.