Borxhi i qeverisë përmes bankave, Jakaj: Qeveria, marrëdhënie të drejtë me biznesin

Pa presione, por përmes një dialogu. Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë në Tiranë kërkon nga aleanca e majtë e cila merr mandatin qeverisës në shtator të shlyejë borxhet ndaj biznesit.Klima e biznesit në vend është shumë e pafavorshme dhe për të rritur sigurinë e sipërmarrjes dhe krijimin e mundësive të reja për biznesin, Nikolin Jaka, thotë se një nga alternativat është dhe dilaogu me bankat e nivelit të dytë për të marrë kredi, ku si grant do jetë qeveria.Kreu i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë në Tiranë, zoti Jakaj tha se me mjaft shqetësim në vend shihen kreditë e këqia që kanë arritur nivelin 25%.Kreu i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë propozon një marrëdhënie të re qeveri-biznes, që ai e quan një marrëdhënie të munguar gjatë qeverisjes së të djathtës.Duke i rekomonduar kështu aleancës së majtë që për të tillë bashkëpunim duhet të shmangen favorizimet preferenciale në biznese dhe duhet të ketë një sistem fiskal transparent.