Përvjetori i vdekjes së Gumes, publikohet video. Agimi i Artë kërcënon me luftë

"Agimi i Artë" bën thirrje për luftë në Himarë. Video e fjalimit të një prej përfaqësuesve të Agimit të Artë në Himarë është publikuar nga kjo parti ekstremiste greke dhe mban datën 11 gusht, kur u zhvillua ceremonia e perkujtimit te 3 vjetorit të vdekjes së Aristotel Gumës. Ne kete video degjohen qarte edhe deklaratat antishqiptare të përfaqësuesve të Agimit të Artë.Prane varrit të Gumës, Kristoforos Tsankas, një prej aktivistëve grekë ka deklaruar se Agimi i Artë nuk do te ikë nga Himara deri në çlirimin e saj.Ai ka përcjellë mesazhin e kreut të Agimit të Artë si dhe të deputetit të Agimit të Artë Kristo Papa, që nuk mund të shkelë në territorin shqiptar, pasi është shpallur "non grata" nga Shqipëria."Po them dy fjale ne emer ne komandantit tonë, Nikos Mihaliakos, te kryesise dhe ne veçanti të të ngarkuarit per çeshtjet e helenizmit, Kristo Papa, i cili nuk mund te ndodhet ketu, pasi regjimi i jashteligjshem i Tiranes e ka shpallur ate 'non grata' per shkak te aktivitetit te tij patriotik. Por mendja e tij ndodhet ketu me ne"- tha Kristoforos Tsankas.Më tej përfaqësuei i "Agimit të Artë nënvizon se i riu i minoritetit grek, Aristotel Guma u vra për liri dhe gjuhë."Vdekja e tij tragjike tregoi se me te vertete ai u tregua grek dhe vrasesit e tij, tiranë. Eshte fati i grave te Himares te lindin heronj. Dhe eshte fati i kesaj toke qe te mbaje ne gjirin e saj trima. Zonja dhe zoterinj, Agimi i Artë nuk vjen ne Himare per te ikur. Bejme nderime mbi varrin e tij dhe premtojm se do te vazhdojme luften, deri ne momentin e çlirimit”tha Tsankas.Përvjetori i trete i vdekjes se te riut Aristotel Gume u shoqerua me incidente, ndersa ne ceremoni u kendua edhe himni grek.