Fiton Monako, debuton me gol Falkao

Ranieri dhe Radamel Falkao e kanë nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tyre në Kampionatin francez. Monako arrin të mposhtë 2-0 Bordon, duke paralajmëruar të gjithë rivalët se do të jetë një rivale serioze për luftën për titullin kampion. Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në fundin e të dytës Emanuel Riviera hap serinë e golave për vendasit.Sulmuesi kolumbian, Radamel Falkao, nuk mund të mungonte me golin e tij, duke shënuar në minutën e 87-të golin që vulosi fitoren e pastër 2-0. Ai nuk shfaqi lojën e tij më të mire, por tregoi edhe njëherë kandidaturën e tij si pretendent për të qenë Këpuca e Artë në Kampionatin francez.Në takimet e tjera spikat fitorja e thellë e Lionit 4-0 ndaj Nisës. Dy golat e Lakazete, Greiner dhe Gorguf ishin të mjaftueshëm për siguruar një debutim me golead. Valencies mposhti 3-0 Tuluzën, ndërsa Nantë dhe Rene fituan respektivisht ndaj Bastia dhe Reims.Kështu ka mbyllur siparin edhe java e parë e Kampionatit francez që u hap me barazimin e kampionëve në fuqi Paris Sen Xhermen me Monpelje 1-1.