Rritet numri i pushuesve, trafik i rënduar në hyrje të Vlorës
Dhjetediteshi i dyte i gushtit ka shenuar zhurme dhe trafik te renduar ne qytetin e Vlores. Thuajse te gjitha rruget, qendrore apo dytesore jane te mbingarkuara nga qarkullimi i automjeteve si pasoje e numrit teper te larte te pushuesve apo emigranteve te kthyer.Per te normalizuar qarkullimin forca te shumta te policie rrugore jane mobilizuar dhe shperndare ne pikat kyçe te qytetit, por serish infrastruktura e rrugeve nuk perballon dot 15 apo 20 mije automjete qe qarkullojne ne to.Mungesa e semaforëve dhe vendparkimeve, sinjalistika e dobet, parkimet pa kurrefare pergjegjësie, jane faktore qe ndikojne edhe me teper negativisht ne kete kaos te qarkullimit qe ka pushtuar Vloren ne keto dite sezoni.Rruget e vlores thuajse jane dhe rruge nacionale per vete pozicionin gjeografik. Gjithashtu rradhe te gjata jane shenuar ne hyrje te Vlores dhe autostrade, pasi per te shkuar me ne jug te vendit duhet te kalosh pikerisht nga qyteti i Vlores, i cili ne keto dite eshte me i ngarkuar se kurre me automejte me targa nga te gjitha vendet e Europes.