Romët protestë para Bashkisë së Tiranës

Komuniteti rom ka zhvilluar sot një protestë para bashkisë së Tiranës.Protesta vjen pas debatit për zhvendosjen e 37 familjeve rome nga trualli i ish ndërmarrjes artistike, tek kryqëzimi pranë Pallatit me Shigjeta.Federata rome kërkon nga bashkia e Tiranës më shumë vemendje ndaj komunitetit dhe zgjidhjen e çështjes së strehimit.Mësohet se romët janë vendosur përballë bashkisë së Tiranës ku po qëndrojnë prej disa orësh.